Telegrafi

Punimet e rrugës Gjilan-Kllokot, Kurti: Po punohet natën për shkak të temperaturave të larta

Kryeministri Albin Kurit, ka publikuar një video teksa po punohet në shtrimin e rrugës Gjilan-Kllokot.

Kurti ka thënë se po punohet edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës.

“… e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, tha Kurti.