Site icon Telegrafi

Punime në rrjet, pjesë të mëdha të Pejës të martën pa ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë njofton se për shkak të punimeve të planifikuara, pjesë të mëdha të qytetit do të mbesin pa furnizim me ujë.

KRU ‘Hidrodrini’ njofton se ndërprerja do të ndodh nga ora 08:00 deri në 17:00.

“Për shkak të punimeve të parapara nga operatori kontraktues, në rehabilitimin e Gypit Distributiv në qytet, nesër (E Martë, më 01.11.2022) nga ora 08:00 deri në 17:00) do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e B.T. ‘Jarina’, B.T. ‘Asllan Çeshma’, B.T. ‘Maja e Zezë’, B.T. ‘Xhemajl Kada’, rrugët ’12 Qershori 1999′, ‘Shpëtim Bojku’, Ilaz Pashë Dibra’, dhe ‘Naum Veçilharxhi’”, ka njoftuar Hidrodrini./Telegrafi/

Exit mobile version