Nën organizim të Drejtorisë për të Ardhura Publike në Shkup sot filloi punëtori treditore me temë ‘Themelimi i IT laboratorisë ligjore për qëllime tatimore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtoria, e cila mbahet prej 23 deri 25 e këtij muaji organizohet në bashkëpunim me Organizatën Intra-evropiane për tatime administrative, në kuadër të programit vjetor të kësaj organizate ndërkombëtare. Në punëtori do të marrin pjesë 10 shtete të ‘IOTA’ organizatës me 34 përfaqësues.
DAP për të pestën herë me rradhë e organizon këtë punëtori. /Telegrafi/