Site icon Telegrafi

Punëtori i KEDS-it pengohet të kryejë punën e tij në Dragash, arrestohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre person janë arrestuar pasi kanë dhe penguar në kryerjen e punës një punëtor të KEDS-it.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:50, në Dragash.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë kanosur dhe penguar në kryerjen e punës viktimën mashkull  kosovar punëtor i KEDS-it. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ 

 

 

Exit mobile version