Site icon Telegrafi

Punëtori bie nga një ndërtesë në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një punëtor ndërtimtarie ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

40-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.

Po ashtu, ajo theksoi se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version