Një punëtor ndërtimtarie ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24-orësht të Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia thotë se, është arrestuar pronari i kompanisë.
“Me rastin janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti. /Telegrafi/