Site icon Telegrafi

Punëtorëve të shtetit u dalin pagat

Ministria e Financave (MF), ka njoftuar se të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot është bërë ekzekutimi i pagave për muajin dhjetor.

Për shkak të festave të fundvitit, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat. /Telegrafi/

Exit mobile version