Infermierët kanë dalë në rrugët e Londrës për të protestuar kundër përjashtimit të tyre nga rritja e pagave të sektorit publik.
Zemërimi po rritet ndërsa infermierët u anashkaluan në raundin e fundit të rritjes së pagave në sektorin publik – pavarësisht se 500 infermierë dhe staf i kujdesit shoqëror kanë ndërruar jetë nga COVID-19, raporton dailymail.
Unite, e cila ka një 100 mijë anëtarë në shërbimin shëndetësor, po mbështet anëtarët e saj që dëshirojnë të marrin pjesë në protestat duke respektuar masat anti-coronavirus dhe të shprehin pakënaqësitë dhe zhgënjimin, transmeton Telegrafi.
“Boris (Johnson) kujton fqinjin Lewisin, po në lidhje me rritjen e pagës së tij? Ai iu shpëtoi jetën tani shpërblejeni”, janë disa prej parullave që bartnin në duar protestuesit.
Muajin e kaluar, Ministri i Thesarit, Rishi Sunak njoftoi një rritje të pagave prej 3.1 për qind për 900 mijë punonjës të sektorit publik, përfshirë mjekët e moshuar, mësuesit dhe policët.
Infermierët nuk u përfshinë, sepse ata negociuan një marrëveshje të veçantë tre-vjeçare në vitin 2018. Mjekët e rinj u përjashtuan gjithashtu, sepse ata ranë dakord për një marrëveshje të re katër vjeçare vitin e kaluar. /Telegrafi/