Punonjësit e shtëpisë së pleqve në Britani të Madhe janë duke fjetur në tenda në kopshtin e një shtëpie, për të mbrojtur banorët nga coronavirusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stafi i punëtorëve për katër javët e ardhshme do të qëndrojë plotësisht të izoluar nga shoqëria.
Ata shpresojnë se kjo ide do t’i mbrojë banorët e tyre nga sëmundja, pasi shumë prej tyre janë të moshuar.
Bëhet e ditur se mijëra banorë të shtëpive të kujdesit kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Britani të Madhe.
Ndërkaq, stafi i “Pilgrim Wood” afër Guildford në Surrey të Anglisë, është i gatshëm të bëj gjithçka për të parandaluar këto fatalitete.
Stafi do të flejë në shtretërit e kampit dhe dyshekët që gjenden në tenda, ndërsa ngrënia dhe pastrimi mund të bëhet në shtëpitë e tyre./Telegrafi/