Ka nisur protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës para Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Punëtorët po kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.
Sindikata e Lotarisë së Kosovës, ditë më parë përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim që pas ndalimit të lojërave të fatit nuk është ndërmarrë asgjë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kanë protestuar edhe në javën e kaluar. /Telegrafi/