Telegrafi

Punëtorët e hekurudhave kërkojnë rritjen e pagave të tyre, transporti hekurudhor në ndërprerje

Punëtorët e hekurudhave të Maqedonisë sot nuk do të vozisin trenat sipas orarit të punës, sepse do të protestojnë për rritjen e pagave prej 30 deri më 40 përqind.

Bojkoti ka filluar prej orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa treni i fundit që ka lëvizur është ai i relacionit Manastir-Gjevgjeli.

Dushko Çakarovski konfirmoi se komunikacioni hekurudhor për transport të mallrave dhe udhëtareve do të jetë në ndërprerje deri sa nuk u përmbushen kërkesat.

Dje ka pasur takim me Bordin e Drejtorëve të Transportit të Hekurudhave dhe ministrin për Transport dhe Lidhje Goran Sugarevski, por nuk është arritur marrëveshje.

Punëtorët e hekurudhave në fakt kërkojnë që tu kthehet të ardhurat e pagës për cilësi, të cilat janë paguar deri para masave të antikrizës në vitin 2008./Telegrafi/