Google përsëri ka shtyrë datën e kthimit të punës në zyra, duke njoftuar se punëtorët mund të vazhdojnë të punojnë në distancë deri vitin e ardhshëm.
Sipas një letre dërguar punëtorëve, shefi ekzekutiv i gjigantit amerikan të kërkimit në internet, Sundar Pichai njofton në gjithë botën ata nuk do të kthehen në zyrat e tyre deri të paktën më 10 janar 2022.
“Përtej 10 janarit, ne do t’u mundësojmë vendeve dhe vendndodhjeve të vendosin se kur të përfundojnë punën vullnetare nga shtëpia bazuar në kushtet lokale, të cilat ndryshojnë shumë në zyrat tona. Punëtorët do të marrin një ‘heads-up’ 30-ditor para se të kthehen”, ka shkruar Pichai.
Vendimi shënon herën e dytë që Google ka shtyrë kthimin e plotë në zyra – më parë e kishte shtyrë atë nga muaji shtator në tetor.
Facebook dhe Amazon të dy njoftuan në fillim të këtij muaji se ata nuk do të kërkojnë që punëtorët të kthehen deri në janar, ndërsa Lyft ka caktuar datën 2 shkurt 2022.
Të tjerët, përfshirë Apple, Microsoft dhe Uber, aktualisht po i përmbahen planeve të tyre për t’u rihapur në tetor të këtij viti.
Google ka ndryshuar politikat e saj shumë herë, fillimisht duke kërkuar që punonjësit të kthehen në zyrat e tyre para pandemisë COVID-19 të paktën tre ditë në javë, por më pas i lejoi ata të aplikojnë për punë të përhershme në distancë ose një ndryshim në vendndodhjen e zyrës së tyre. /Telegrafi/