Telegrafi

Punëtorë të të gjitha vendeve, bashkohuni kundër robotëve (Video)

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë paralajmëruar vendet evropiane se seriozisht duhet ta konsiderojnë futjen e të ardhurave bazike, në mënyrë që të përgatiten për rritjen e papunësisë si pasojë e angazhimit të robotëve në punë të thjeshta.

Raporti i paraqitur nga socialistja Mady Delvaux-Stehres, paralajmëron se duhet të bëhen përgatitjet për revolucionin teknologjik, përfshirë “efektet e mundshme të robotikës në tregun e punës”, shkruan Independent, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Parashikimet e frikshme për të ardhmen: A do të ketë punë më 2050?

Aty parashikohet mënyra se si robotika dhe inteligjenca artificiale do të ndikojnë në rezultatet ekonomike të kompanisë, “për qëllime të tatimeve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore”.

Delvaux-Stehres thotë se Evropa duhet të jetë gati për rritjen e papunësisë e se njerëzit të kenë jetë të dinjitetshme.

“Kemi kërkuar nga Komisioni të specifikojë se cilat punë do t’i marrin robotët”, thotë ajo. “Duhet të ndryshojë sistemi i sigurisë sociale, e të mendojmë për të ardhurat bazike”.

Lexo po ashtu Sipërmarrësi vizionar, Elon Musk: Robotët do të na lënë pa punë, por shteti do të detyrohet të japë rroga!

Këtë muaj Finlanda u bë shteti i parë në Evropë që të papunëve ua jep 560 euro si pagë bazike, në kuadër të një projekti dyvjeçar për ta zhdukur varfërinë, por edhe për të ulur shpenzimet dhe burokracinë shtetërore. Njëjtë mendohet të bëhet në Skoci dhe një rajon në Kanada. Ndërkaq, prijëse e këtij procesi ka qenë Zvicra. /Telegrafi/