Site icon Telegrafi

I punësuari në administratë ankohet se ka marrë letër paralajmëruese nga “Most”

Sasho Zdraveski, i punësuar në administratën shtetërore, para kamerës së TV Nova, është ankuar se sot në mëngjes ka marrë një letër nga organizata joqeveritare “Most”, në të cilën, siç thotë ai, është paralajmëruar se bindjet e tij politike nuk duhet të ndikojnë në punën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i shqetësuar dhe i revoltuar, unë nuk jam anëtar i asnjë lidhje. Në letër më drejtohen me emrin tim personal, dhe më njoftojnë se Maqedonia është shtet demokratik dhe kanë shkruar që si zyrtarë shtetëror, unë nuk duhet të përzihem në politikë”, tha mes tjerash Zdraveski.

Ai gjithashtu tha se gjatë viteve të fundit, ka regjistruar më shumë se 20 mijë foshnja dhe në përputhje me punën e tij ai nuk ka ku të ushtrojë ndikim politik./Telegrafi/

Exit mobile version