Australia është në kërkim të 5 milionë punëtorëve që të zënë vendet e lira të punës në lëmi të ndryshme.
Për të arritur këtë numër të madh janë angazhuar kompani të ndryshme të punësimit duke kërkuar të interesuar nga vende të ndryshme të botës.
Një prej tyre jemi ne, zyra konsulente AMA me seli në Prishtinë, e vetmja e angazhuar për të bërë këshillimin dhe rekrutimin për rajon.
Australian Migration Advisors Ltd, e njohur si AMA është zyra konsulente me rritjen më të shpejtë që ka ekspertizë në ofrimin e zgjidhjeve kualitative dhe shërbimeve për individët, familjet dhe të gjithë atyre që janë në kërkim për t’u rehatuar me punë apo studime në Australi.
Në qoftë se jeni të interesuar të punoni përkohësisht apo të qëndroni më gjatë në Australi, atëherë tani është koha ideale për ju, koha kur Australia është në kërkim të madh të punëtorëve.
Na vizitoni në zyrat tona në Prishtinë, për të marrë më shumë informata rreth vendeve të lira të punës, kushteve financiare që punëdhënësit atje ofrojnë, kushteve të jetës dhe të gjitha informatat tjera të nevojshme.
Si përfaqësues lokal, ne jemi të autorizuar për kryerjen e përgjegjësive të dhëna nga partneri ynë për rajon duke vepruar me kujdes maksimal sipas Kodit të Sjelljes që njihet si rregullator në këtë industri. Ne jemi të detyruar të veprojmë në interesin më të mirë të klientit tonë në çdo kohë.
Ekipi ynë me përvojë në administrim, ofron mbështetje dhe siguron që të gjitha kërkesat për klientët tanë që të trajtohen në mënyrë efikase dhe në kohë shumë të shpejtë.
Filloni të ndërtoni një të ardhme për ju dhe familjen tuaj, na vizitoni dhe mësoni më shumë për mundësitë që keni.
Pëlqeni faqen tonë në Facebook për të marrë informatat e fundit
Informatat kontaktuese:
Qamil Hoxha hyrja 3, Nr 4
M +386 49 141474
T & F 038 233133