Telegrafi

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara në institucionet shtetërore, gjatë 2022 duhet të plotësohet kuota   

Gjatë vitit 2022 organet shtetërore duhet ta plotësojnë kuotën e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

Kjo pas një vendimi të kryeministrit Albin Kurti.

“Lidhur me punësimin sot kam marrë vendim që obligon organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Organet e administratës obligohen që të ndërmarrin veprime për të siguruar qasjen në institucione për të punësuarit me aftësi të kufizuara në pajtim me Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara. Vendimi ka hyrë në fuqi sot, ndërsa angazhimi jonë i përbashkët në përmbushje të këtij obligimi vazhdon çdo ditë…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai më tej shtoi se po vazhdojnë punën në përmbushjen e programit qeverisës. /Telegrafi/