Është bërë e ditur tashmë që data 25 gusht do të sjellë projektin më të ri të këngëtares Era Istrefi.
Kjo e fundit, i është futur punës intensivisht, që në projektin e ri të sjell gjithçka siç duhet, duke u nisur që nga kënga e deri te performanca në klip.
Dhe për këtë punë, Era është kujdesur që të zgjedh koreografët e duhur.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Era shfaqej duke ushtruar krahas trajnerit Egzon Hyseni, ndërsa është bërë e ditur që në Prishtinë ka zbarkuar edhe koreografi i njohur Chris Brant, emri me të cilin punon këngëtarja me famë botërroe Beyonce.
Ai do të jetë përgjegjës për performancën e Erës në klip, i cili pritet të jetë i veçantë dhe i realizuar në detaje. /Telegrafi/