Site icon Telegrafi

Punë e kryer, Keita Balde lojtar i Monacos

Keita Balde tashmë mund të konsiderohet lojtar i ri i Monacos.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Sky Italias lojtari do të kalojë te Monaco për një shumë prej 30 milionë eurosh.

Këtu përfshihen edhe bonuset dhe lojtari ka dhënë dritën e gjelbërt për transferin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Më vonë gjatë ditës ai pritet t’u nënshtrohet edhe testeve mjekësore.

Kështu, as Interi, as Juve, as Milani, e as Napoli – por top skuadra e Ligue 1 që po konkurron Parisin e fituesi më i madh është Claudio Lotito, i cili i doli zot vetes dhe mbajti fjalën e çmimin që kërkoi. /Telegrafi/

Exit mobile version