Si duket Manchester City e ka kryer transferimin e parë për afatin kalimtar të verës.
Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i cili do të merr drejtimin e skuadrës angleze u ka bërë të qartë drejtuesve të ekipit se i duhen shërbimet e Ilkay Gundogan.
E përditshmja gjermane, “Bild” dhe mediat holandeze kanë publikuar një fotografi nga takimi i drejtorit të Cityt, Txiki Begiristain dhe xhaxhait, përkatësisht të Gundogan.
Mesfushori truko-gjerman shihet si zëvendësues ideal i mesfushorit Yaya Toure. Ky i fundit pritet të kalojë në radhët e klubit të Interit. /Telegrafi/