Site icon Telegrafi

Puna e Kuvendit do të vazhdojë nga ora 15:00, deputetët shkojnë në konsultime

Përderisa ri-vazhdoi puna e Kuvendit të Maqedonisë nga ora 13:00, ajo nuk vazhdoi më shumë se 40 minuta, pasi kryesuesi aktual i Kuvendit, Trajko Veljanoski e ndaloi punën duke kërkuar pauzë deri ora 15:00, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Trajko Veljanoski kërkoi që deri ora 15 të ketë koordinim në mes deputetëve të të gjithë partive për vazhdimin e seancës pa kërkesa për ndërhyrje procedurale.

Për Veljanoskin pati reagime të zjarrta nga deputetët e LSDM-së dhe BDI-së.

15:30 Fadil Zendeli

”Kërkoj që të thirrim arsyen tonë dhe të korrigjojmë punën tonë. Ne jemi duke keqpërdorë kohën e qytetarëve. Kërkoj që deputeti më i moshuar që të thirr seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Lidhur me deklaratën e partive shqiptare, ajo nuk është asgjë më shumë se sa një listë e të drejtave të qytetarëve shqiptar në Maqedoni.” tha Fadil Zendeli, nga foltorja e Kuvendit.

 

15:40 Xhevat Ademi: Ju i keni fituar zgjedhjet por ne e kemi shumicën

”Ju i keni fituar zgjedhjet por nuk keni shumicë parlamentare në Kuvend dhe këtë duhet ta kishit ditur me kohë. Ju nuk keni shumicë parlamentare. Ju e keqpërdorni të drejtën që e lejon Rregullorja e Kuvendit. E dini cili është efekti i këtij diskutimi që e bëni ju? Asgjë! Të jemi të qartë dhe të zhbllokojmë këtë punë në Kuvend.” tha Xhevat Ademi.

/Telegrafi/

Exit mobile version