Site icon Telegrafi

Pulmologia Mehmeti: Duhanpirja, shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive

Doktoresha Rukije Mehmeti ka bërë të ditur se si në botë, edhe në Kosovë numri i kancerit të mushkërive është në rritje.

Mehmeti në podcastin “Shëndeti në rend të parë” theksoi se dikur ka qenë më i atakuar gjinia mashkullore sepse 90 për qind e paraqitjes së kancerit i atribuohet duhan pirjes.

“Mendohet se shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive është duhanpirja. Edhe ndotja e ambientit ndikon në paraqitjen e kancerit të mushkërive”, tha ndër të tjera doktoresha.

Podcastin e plotë mund ta ndiqni mëposhtëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version