Telegrafi

Pulisic do t’i bashkohet shpejt Chelseat në përgatitje, Lampard e vlerëson lartë gjestin e tij

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard është i kënaqur me qëndrimin e yllit amerikan, Christian Pulisic, i cili do t’i bashkohet shpejt bashkëlojtarëve në përgatitje.

Lampard zbuloi se Pulisic refuzoi të merrte një pushim të zgjatur në përpjekje për t’iu bashkuar ekipin në përgatitje para-sezonale.

Ai do të bashkohet me shokët e tij të ri në Japoni të martën, vetëm nëntë ditë pasi luajti në finalen e Kupës së Concacaf – e fituar nga Meksika.

Lexo po ashtu Hazard dhe Higuain largohen, Odoi dhe Pulisic kryesorët - kështu mund të duket Chelsea në sezonin e ri

Këtë veprim të yllit amerikan e ka vlerësuar lartë trajner anglez, i cili ka folur pas fitores në miqësore ndaj St Patrick’s Athletic.

“Pulisic fluturoi veçmas për t’u bashkuar me ne pasi ai ka pasur një pushim të shkurtër”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Ai donte të arrinte më shpejt dhe për këtë e vlerësoj. Kështu do të isha edhe unë”.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Lampardit si trajner i Chelseat: Jam jashtëzakonisht krenar, mezi pres të filloj punën

“Kemi lëndime dhe neve do na duhet ai”.

“Nuk e kam takuar atë, por kam folur me të, është një përshtypje e mirë”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/