Ndeshja për titull botëror të peshës të rënda, mes Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev do të shtyhet për disa muaj për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
38-vjeçari Pulev ka thënë që meçi ndoshta do të zhvillohet në fund të vitit në vend të 20 qershorit, që ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.
Stadiumi prej 62,000 vendesh nuk ishte më i disponueshëm pasi UEFA e ka shtyur Kampionatin Evropian në vitin 2021, që do të thotë se çdo ndeshje e planifikuar e Ligës Premier tani mund të zhvillohet në verë.
“Është e pamundur që meçi të zhvillohet në 20 qershor, megjithëse unë jam gati”.
“Ndeshja do të zhvillohet disa muaj më vonë, ndoshta në fund të vitit”, ka thënë Pulev, i njohur si “Kobra”.
Coronavirusi ka vrarë afro 10,000 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 235,000 globalisht.
Ka detyruar anulimin ose shtyrjen e shumë sportive dhe ngjarjeve të tjera.
30-vjeçari Joshua mban titujt në WBA, WBO dhe IBF pasi mposhti Andy Ruiz Jr në dhjetor. /Telegrafi/