BOksulev është zotuar ta dhurojë gjysmën e përfitimeve të tij (rreth 2.3 milionë euro) nga meçi kundër Anthony Joshuas, për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.
Dueli i kategorisë së peshave të rënda është dashur të zhvillohej më 20 qershor në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, mirëpo është shtyrë për shkak të pandemisë globale.
Boksieri bullgar pritet të përfitojë rreth pesë milionë dollarë (4.6 milionë euro) nga ajo përballje, ndërsa gjysmën do ta dhurojë.
“Do t’ua jap mjekëve, infermierëve dhe spitaleve për nevojat e domosdoshme për t’u përballur me këtë virus të dëmshëm”, ka thënë 38-vjeçari.
Duke folur për gazetën gjermane Bild, ai ka shtuar: “Do t’i dhuroj 50 për qind të parave që i fitoj nga meçi kundër Joshuas për heronjtë e palodhshëm në luftën kundër coronavirusit”. /Telegrafi/