Telegrafi

Pulev i gatshëm të ndeshet me Joshuan pa spektatorë

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Kubrat Pulev ka thënë se do të ishte i kënaqur të ndeshej me Anthony Joshuan me dyer të mbyllura, nëse meçi i tyre nuk mund të zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit në verë.

Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit i ka anuluar të gjitha duelet së paku deri në muajin prill, kur do ta rishqyrtojnë situatën.

Dhe derisa COVID-19 po vazhdon të përhapet, Eddie Hearn mendon ta shtyjë meçin për muajin korrik, pasi kampioni i unifikuar vështirë se mund të përballet me bullgarin më 20 qershor (ashtu siç është planifikuar).

(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, 38-vjeçarit Pulev do t’i konvenonte që të përballej me AJ në një stadium të zbrazët, me kusht që tifozët e boksit t’i blejnë abonimet ‘paguaj për të parë’.

Lexo po ashtu Dueli i McGregor, trilogjia mes Fury e Wilder dhe mbrojtja e titullit nga AJ – mund të zhvillohen në korrik

“Jam i gatshëm për 20 qershor, për 25 korrik, kurdo që thonë. E shihni si është situata, e gjithë bota duhet t’i përshtatet”.

“Nuk ka problem edhe nëse është pa spektatorë. Të gjithë do të ishin në shtëpi, mund ta shikojnë duke paguar, prandaj nuk shoh ndonjë problem në aspektin financiar”, ka deklaruar Pulev. /Telegrafi/