Kim Kardashian ka qenë dy herë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy në të kaluarën, ndërsa të dielën mbrëma ajo ishte në rolin e prezantueses për herë të parë.
Bukuroshja u paraqit në skenë me motrën e saj, Kendall Jenner, për të ndarë një çmim, mirëpo motrat e klanit të famshëm Kardashian/Jenner nuk e morën reagimin e pritur nga publiku në Microsoft Theater.
Të pranishmit nisën të qeshin kur Kim tha se seriali i tyre real televiziv (“Keeping Up with the Kardashians”) ka të bëjë me njerëzit e vërtetë që janë vetvetja.
“Duke i treguar ngjarjet e tyre të pafiltruara dhe të pashkruara”, shtoi Kendall, teksa qeshja e madhe po vazhdonte.
Ndërsa siç ndodh rëndom në evenimentet e mëdha, rrjetet sociale shpërthyen me komente për atë që u ndodhi dy motrave në skenën e Emmy. /Telegrafi/
There was awkward audience laughter when Kim Kardashian and Kendall Jenner said their family tells their stories "unfiltered and unscripted." Yikes. #Emmys2019 pic.twitter.com/H6XH3g6L1L
— Ryan Schocket (@RyanSchocket) September 23, 2019