Reperi Gjiko sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Mc Kreshën.
“Edhe tri” titullohet kënga, e cila mori pëlqyeshmërinë e menjëhershme të publikut duke arritur edhe një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”, transmeton Telegrafi.
Kënga është bërë aq e popullarizuar sa në koncertin e fundit të mbajtur në Kumanovë, publiku ka kënduar në një zë me reperin pejan.
Në një video të publikuar vërehen edhe një numër i madh i fansave të artistit të talentuar, të cilët vraponin për ta takuar atë.
Ndryshe Gjiko, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me disa projekte të reja dhe pas disa bashkëpunimeve ka vendosur të vijë me një projekt solo. /Telegrafi/