Telegrafi

Publiku kthen sërish në skenë Rozana Radin, interpretimi i saj mahnit të pranishmit në sallë (Video)

Këngëtarja Rozana Radi ka performuar sonte në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2016” këngën e saj “Ma thuaj Ti”.

Që nga publikimi i kësaj kënge në fazën e parë të konkurrimit, Rozana është vlerësuar dhe pëlqyer shumë nga publiku për interpretimin e saj, madje duke e cilësuar si një prej favoriteve për ta fituar edicionin e 18-të të “Këngës Magjike”.

Lexo po ashtu A do ta fitojë Rozana Radi "Kënga Magjike"? Kolegët japin mbështetje maksimale për të (Video)

Në Pallatin e Kongreseve sonte (e mërkurë) Rozana performoi e 21-ta me radhë, teksa performanca e saj u pëlqye aq shumë, sa që në përfundim të saj, shumë nga të pranishmit u ngritën në këmbë për të nderuar këngëtaren.

Pasi përshëndeti publikun, Rozana “u detyrua” të kthehej edhe njëherë në skenë, për të shijuar duartrokitjet e shumta që i dhuruan të pranishmit.

Lexo po ashtu Rikthehet Berkan! Shikoni si duket performanca e tij në "Kënga Magjike" pas shumë vitesh mungesë (Foto/Video)

“Ma thuaj ti” është baladë e punuar nga Elgit Doda, tekstin e së cilës e ka shkruar vet këngëtarja, gjersa trajton temën e fuqisë së femrës. /Telegrafi/