Telegrafi

Publiku këndon një zëri me Dua Lipën, edhe arena e Birminghamit stërmbushet me adhurues

Dua Lipa ka vazhduar turneun e saj në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja nga Prishtina ka komunikuar ditë më parë se të gjitha biletat për turneun e saj ishin shitur.

Kësaj radhe ajo qëndroi në arenën më të madhe të Birminghamit ku zhvilloi koncertin e radhës të saj.

Mijëra adhurues ishin mbledhur për Duan në koncertin ku të gjitha biletat ishin shitur.

Dua Lipa performoi hitet e saj më të mëdha dhe këtë nuk e kishte vështirë, pasi publiku këndoi një zëri me të.

Në një video tjetër që publikoi babai i këngëtares, shihet se si i gjithë publiku një zëri këndon këngën “Neë Rules”, teksa e gjithë arena vallëzon me bukuroshen shqiptare.

Turney i Dua Lipës vazhdon edhe në vende e tjera britanike. /Telegrafi/