Telegrafi

Publiku francez këndon së bashku me Dua Lipën (Foto/Video)

Dua Lipa po vazhdon të shfaqet me sukses në koncerte të ndryshme anembanë globit.

Këngëtarja shqiptare mbrëmë ishte e pranishme në kryeqytetin francez të Parisi, ku ka performuar para një numri të madh të fansave.

Ajo ka publikuar disa imazheve dhe videon në llogarinë personale në Instagram nga atmosfera në qytetin e dashurisë.

Dua shihet duke u argëtuar tej mase me të pranishmit në koncert, të cilët këndojnë së bashku me Lipën.

Ndryshe, kjo e fundit kohë më parë ka publikuar këngën “New Rules”, i cili është shndërruar në hit botëror duke u shikuar mbi 413 milionë herë në YouTube.

Kujtojmë se ajo dje ka pranuar çmimin “Ascap Vanguard”, i cili u jepet këngëtarëve për ndikimin në muzikë.

Lexo po ashtu Dua Lipa nderohet me çmim për kontributin në muzikë (Foto)

Eventi “ASCAP” mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve, për hir të “ndikimit në zhanret e reja muzikore dhe zhvillimin e tyre”. /Telegrafi/