Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Ai duket se po vjen në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, artisten Miriam Cani, në një këngë të quajtur “Dalë ngadadalë”.
Derisa është në xhirime të videoklipit, ai ka shpërndarë një video nga prapaskenat ku shfaqet duke luajtur futboll teksa ka ironizuar me estradën.
“Hë si thoni, ti futem futbollit? Se jemi bërë shumë këngëtarë! Paskam shkuar dëm kot #dalëngadalë #sëshpejti”, tha ai.
Megjithatë, kantautori shumë i dashur për publikun nuk ka bërë me dije se kur saktësisht do të lansohet kjo këngë.
Albani ndryshe vetëm pak ditë më parë (9 maj) solli projektin e ri të titulluar “Isabel”.
Ky projekt për vetëm pak ditë kaloi shifrën e mbi një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/