Tuna Sejdi vazhdon të mbetet një nga emrat më të pëlqyer nga publiku, pavarësisht se numëron vite të shumta në skenën tonë muzikore.
Këngëtarja shqiptare ndiçet nga një numër i madh i njerëzve në rrjetet sociale dhe në llogarinë personale, Instagram posedon 504 mijë ndjekës.
Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ajo ka publikuar një video atraktive, nga vizita e saj e fundit në Afrikën e Lindjes, përkatësisht në ishujt Mauritius.
“Kur gjithë bota është e jotja dhe ti e saj”, ka shkruar Altuna krahas kësaj videoje, teksa duket në top formë në një palë bikini të kuqe, linjat trupore të së cilës janë për t’u pasur zili.
Përveç kësaj pamje të mahnitshme, artistja Sejdi ditë më parë solli disa fotografi edhe nga vizita e saj në kopshtin zoologjik në Madagaskar, atje ku kafshët lëvizin të lira në ishull.
Ndërkohë, Tuna gjatë kësaj vere solli vetëm një këngë të titulluar “Nuk ma do zemra”, kurse mbajti një sërë koncertesh në vende të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë. /Telegrafi/