Telegrafi

Publikon prapaskenat e “Vallah” – çfarë nuk keni parë nga klipi i ri i Ana Kabashit

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo vetëm dy ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Vallah”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Peja, Ana Kabashi, e cila projektin e radhës e kompletoi edhe me videoklip.

Artistja shqiptare mori vëmendje me paraqitjen skenike, duke qenë se shquhet për pamjen dhe fizikun atraktiv.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa kjo këngë po merr reagime të shumta pozitive, bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi nga prapaskenat e klipit.

Lexo po ashtu Ana Kabashi publikon këngën e re "Vallah"

E njëjta ka ndarë disa imazhe duke u treguar fansave pak nga ajo që nuk kanë parë dhe se si realizohet një klip i tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Prapaskenat e këngës “Vallah” pa filtera. Nuk e kemi pasur të lehtë 24/7 punë dhe ia arritëm”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja mes tjerash ka falënderuar edhe gjithë ekipin që qëndron prapa këtij projekti.


Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Kabashit. /Telegrafi/