Telegrafi

Publikon një moment nga pushimet, fansat kapin një detaj te Adrola Dushi për të cilin dyshojnë se është Capital T

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, po shijon disa ditë të mirë pushimi në një vend të veçantë në Shqipëri.

Ajo me këtë rast ka publikuar disa fotografi e video, të cilat kanë bërë të komentohen në masë të madhe.

Fansat së fundmi kanë kapur një detaj në një video që shpërndau duke rënë në ujë, teksa zëri që dëgjohet në sfond thuhet se është i reperit Capital T.

Ndjekësit ishin të bindur se e qeshura që dëgjohet në prapaskenë është e artistit, pasi dyshja aludohet prej kohësh që janë në një lidhje dashurie.

Lexo po ashtu Reagimi epik i Capital T kur pyetet për Adrola Dushin gjatë një koncerti

Megjithatë, asnjëri prej tyre deri më tani nuk është se e kanë pohuar e mohuar një gjë të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-Miss Shqipëria nga ana tjetër u pa disa herë pranë Kapos si në koncerte ashtu edhe në ndeja.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë një reagim nga protagonistët. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube