Site icon Telegrafi

Publikon një fotografi me plot stil në Instagram, Rina Balaj: Mendova se jam e gjatë

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, pas një kohe të gjatë është rikthyer në rrjetin social, Instagram.

Ajo ka hapur llogari të re zyrtare, ndërsa vetëm për një ditë ka arritur të grumbullojë mbi 35 mijë njerëz.

Së fundmi, bukuroshja ka sjellë një fotografi mjaft atraktive, në të cilën duket në top formë.

E veshur me plot stil, këngëtarja Balaj arriti të rrëmbejë vëmendje nga fansat me stilin e ri të flokëve me ngjyrë të zeza, pasi këtë kohë ajo i kishte bërë rozë.

Lexo po ashtu Rina Balaj rikthehet me llogari të re në Instagram

“Mendova, se isha më e gjatë”, ka shkruar krahas këtij imazhi Rina, duke pranuar edhe shumë komente nga ndjekësit e saj.

E njëjta është duke u rikthyer me projekt të ri muzikor në bashkëpunim me reperin që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.

Kënga e tyre e përbashkët quhet “Tetancion” dhe pritet të prezantohet para publikut më 28 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version