Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare. Dyshja në tetor të vitit të kaluar bënë një hap përpara në lidhjen e tyre duke u fejuar.
Reperi është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, postimet e të cilit komentohen vazhdimisht siç është edhe ky i fundit. Ai e ka publikuar një imazh të të fejuarës së tij, derisa i bën një dedikim të veçantë.
“Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia qe rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet, ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës, ku është vërtet erret”.
“Më vjen inat sepse fjalët janë aq te varfra të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty”, ka shkruar Prelvukaj.
Eni tash e një kohë është edhe pjesë e labelit “Black Fish Entertainment”, label ky i menaxhuar nga këngëtari Prelvukaj. /Telegrafi/