Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e ka nisur shumë e re karrierën e saj muzikore.
Tash e sa vite, ajo është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare.
Nuk ishin të pakta projektet muzikore që ajo solli në tregun muzikor shqiptar, sa ishte pjesë e tij.
Ndër të tjerash, Bleona nxori në treg edhe shumë albume, ndërsa atë debutues e kishte publikuar rreth 20 vite më parë.
Duke qenë nostalgjike për atë kohë, Qereti vendosi që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku tregonte kopertinën e albumit të lansuar në vitin 1998.
Si një 19 vjeçare në atë kohë, ajo dukej mjaft me stil dhe trendi për kohën.
“Albumi i 1998-tës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ndërsa vazhdon t’i kujtojë me mall fillet e karrierës së saj. /Telegrafi/