Vetëm disa ditë pasi që Arabia Saudite njoftoi se më në fund femrat do t’ju lejohet të vozitin vetura, një grua pranë timonit ka shkaktuar reagime të ashpra në këtë vend.
Faisal BaDughaish, analist në një kompani të naftës, ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një selfie me gruan e tij pranë timonit, foto kjo që ka nervozuar shumë bashkëqytetarët e tij, transmeton Telegrafi.
Ai e ka komentuar fotografinë me fjalët: “Derisa po presim që ligji të hyj në fuqi, kam filluar ta mësoj gruan të vozit, në mënyrë të sigurt dhe legale, në një parking privat”.
https://twitter.com/badughaish/status/914160356343386112
Reagimet në profilin e tij kanë qenë shumë negative, madje disa kanë kritikuar ashpër për faktin se ka publikuar fotografinë ku shihet gruaja me fytyrë të zbuluar.
“A ndihesh i turpëruar që ke publikuar fotografinë me fytyrën e saj të pambuluar. Duhet të të vijë turp”, ishte një nga komentet e shumtë negativ. /Telegrafi/