Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj shpesh rrëmben vëmendjen me postimet e fansave të saj në rrjetet sociale.
Një gjë e tillë ndodhi edhe së fundmi, me një fotografi të cilën ajo e hodhi në InstaStory.
Bëhet fjalë për një imazh në të cilin shfaqet një femër ‘topless’ dhe prapa saj një mashkull, i cili gjithashtu është i zhveshur.
Fotografia në fjalë është fshirë në pak minuta, duke lënë kështu në pikëpyetje fansat nëse i përkiste asaj apo jo.
Sido që të jetë, imazhi ka qenë aq i errët sa vështirë se mund të identifikoheshin personat në fotografi.
Anxhelina është shumë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar herë pas here fotografi atraktive përmes së cilave rrëmben vëmendjen e fansave. /Telegrafi/