Telegrafi

Publikoi armën në Facebook, arrestohen vëllezërit nga Deçani

Policia ka njoftuar se në fshatin Strell të Epërm të Deçanit, ka arrestuar dy të dyshuar (vëllezër) pasi që njëri prej tyre përmes rrjeteve sociale Facebook ka postuar një armë zjarri.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një AK/47.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/