Telegrafi

Publikohet videoklipi me motive tradicionale i Labinot Rexhës i xhiruar në lagjen e komunitetit serb në Rahovec

Është publikuar videoklipi më i ri nga këngëtari shqiptar, Labinot Rexha.

“Çika e Babës” u punua nga një produksion i gjerë si në muzikë ashtu edhe në klip.

Në muzikë qëndron prapa vet këngëtari, teksa në videoklip kompania Artvision.

Edhe pse u tha se komuniteti serb në Rahovec pengoi xhirimet e videoklipit të ri të këngëtarit, Labinot Rexha, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi xhirimet u përfunduan me sukses.

Ndërkaq, producnti i klipit nga kompania Artivison mohoi se xhirimet ishin ndërprerë, pasi tha se ai refuzoi të bënte një gjë të tillë përkundër kërkesës së serbëve.

Në anën tjetër, këngëtari Labinot Rexha deklaroi se ai mori shembullin e Francës dhe Gjermanisë që punojnë së bashku përkundër konfliktit shumëvjeçar dhe beson se xhirimi i klpit shpalos të vërtetën se serbët nuk e kanë tejkaluar atë kaluarën.

“Çika e Babës”, është këngë dhe klip me motive tradicionale shqiptare që flet për ceremoninë tradicionale të martesës. /Telegrafi/