Telegrafi

Publikohet videoklipi hot nga Nurteel në bashkëpunim me Bleron dhe Alex (Video)

Eshtë publikuar videoklipi i ri nga kantautori i njohur shqiptar, Nurteel, në bashkëpunim me këngëtarin Blero dhe reperin Alex. Projekti titullohet “All In”.

Projekti u realizua nga vet Nurteel, i cili ka prodhuar disa prej hiteve të mëdha të kohëve të fundit.

Videoklipi është realizuar nga Bug Production dhe është publikuar në kanalin e Bleros në YouTube.

Nurteel kështu pas hitit të prodhuar të Nora Istrefit, “Sa t’kom dasht” në bashkëpunim me Granit Gashin nga Massive Production, kthehet në një bashkëpunim si këngëtar me Bleron.

Blero dhe Nurteel janë bashkëpuntorë të vjetër ku bashkë realizuan albumin “Tara”. /Telegrafi/