Site icon Telegrafi

Publikohet videoja me pretendimin viral se tetorit të vitit 1582 i mungojnë 10 ditë, ja si qëndron e vërteta

Një video e postuar në Instagram nga përdoruesi i quajtur Real Truth pretendon se tetori i vitit 1582 kishte 10 ditë më pak se zakonisht.

Postimi u kërkoi përdoruesve të internetit të shqyrtonin muajin jashtëzakonisht të shkurtër të tetorit të vitit 1582 në kalendarët e kompjuterëve ose telefonëve të tyre.

Në mbishkrimin e videos thuhet: “Data e sotme është e gabuar”.

Pamjet tregojnë kalendarin e vitit 1582 në të cilin mungonin datat nga 5 tetori deri më 15 tetor, përcjell Telegrafi.

Shumë përdorues të internetit vunë në dyshim logjikën që qëndron pas tij.

Një përdorues pyeti: “Çfarë ndodhi javën e dytë të tetorit të vitit 1582 që të gjithë donit kaq shumë të fshihej nga historia?”.

Një tjetër shkroi: “Për të përafruar më saktë kalendarin me vitin diellor, 10 ditë u hoqën në tetor 1582”. /Telegrafi/

Exit mobile version