Çifti i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë së tyre më datën 10 shtator të këtij viti.
Ata u martuan në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjiririn e Lalëzit në Shqipëri.
Me tendencën për ta mbajtur sa më private, çifti Marina dhe Geti hezituan fillimisht që të publikojnë imazhet nga martesa e tyre, por më pas vendosën që përmes rrjeteve sociale të tregojnë për atmosferën që mbizotëroi në dasmën e tyre.
Së fundmi, produksioni “XL” të cilët janë kujdesur për xhirimet, kanë publikuar një video përmbledhëse me momentet më të bukura gjatë martesës.
Në video shfaqet gjithçka që nga momenti i celebrimit, e deri te festa e madhe në mbrëmje në mesin e mysafirëve .
Dasma e Getit dhe Marinës thuhet të jetë ndër dasmat më të shtrenjta në estradë, që u organizuan gjatë këtij viti. /Telegrafi/