Site icon Telegrafi

Publikohet videoja ku Rodri tallet me Viniciusin – Man City e fshin shpejt atë nga të gjitha rrjetet sociale

Ylli i Manchester Cityt, Rodri është parë duke festuar suksesin e tij të Topit të Artë në një restorant të hënën mbrëma.

Mesfushori spanjoll – jashtë sezonit me një lëndim të rëndë në gju – u bë lojtari i parë i Ligës Premier që fiton çmimin që nga Cristiano Ronaldo në 2008.

Mesfushori 28-vjeçar ndihmoi Cityn për titullin e katërt radhazi të ligës këtë vit dhe ishte një anëtar integral i ekipit fitues të Kampionatit Evropian të Spanjës. Rodri ka humbur vetëm një ndeshje klubi në 18 muaj.

Pati polemika atë natë pasi lojtari i Real Madridit, Vinicius Jr, refuzoi të merrte pjesë në ceremoni pasi u injorua- por kjo nuk e zbuti shpirtin e Rodrit.

Menjëherë pasi ai fitoi çmimin, në rrjetet sociale u shfaq një video që tregonte 28-vjeçarin duke festuar egërsisht arritjen e tij në një restorant.

Videoja, e postuar në llogarinë X të Manchester Cityt, tregoi Rodri ulur në një restorant – përkrah shokut të skuadrës Ruben Dias – duke kënduar, por që për një moment sipas El Chiringuito – dyshja thumbojnë Viniciusin.

“Vinicius ciao, ciao, ciao” – dyshohet se këndojnë yjet e Manchester Cityt, me klubin anglez që më pas ka fshirë videon nga llogaritë e tyre zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version