Telegrafi

Publikohet videoja e momentit tensionues mes Maguires dhe De Geas

Është kapur momenti kur kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, duke i thënë David de Geas të “heshte” gjatë një shkëmbimi të tensionuar në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Evropës, aty ku pësuan humbje 3-0 nga Sevilla.

Si anglezi ashtu edhe spanjolli patën paraqitje katastrofike në Stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, ku gjashtë herë fituesit e Ligës së Evropës fituan melehtësi falëdy golave nga Youssef En-Nesyri dhe atij me kokë nga Loic Balde.

Goli i parë ishte një dhuratë absolute, pasi De Gea ia kaloi topin Maguires, i cili nuk ia doli ta kontrollonte mirë dhe u vu menjëherë nën presion.

Lexo po ashtu Sevilla nokauton Manchester Unitedin, fitore bindëse dhe kalim në gjysmëfinale

Erik Lamela përfitoi nga ai gabim dhe më pas topi përfundoi te En-Nesyri , i cili shënoi me lehtësi në portën e De Geas.

Të dy u konsideruan fajtorë për atë gabim dhe një video e veçantë nga pjesa e parë tregoi një mosmarrëveshje të nxehtë mes dyshes.

De Gea u pa duke i bërtitur mbrojtësit, i cili u përgjigj me një veprim me dorë. Mund të kishte qenë që Maguire po kërkonte më shumë komunikim, por kjo po mirret në Angli si shenjë që gardiani të heshte. /Telegrafi/