Telegrafi

Publikohet videoja e ministrit britanik teksa shkëmben puthje me asistenten në zyre të qeverisë

Ministri i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock është në telashe serioze për shkak të “rrjedhjes” së fotove duke u puthur me ndihmësin në korridorin para zyrës. Kjo nxiti pretendimet se ky burrë shteti po sillej në mënyrë të papërgjegjshme.

Ai u kap në kamera ndërsa puthej me pasion me ndihmësen e tij, ndërsa dorën e kishte poshtë belit, transmeton Telegrafi.

Kurorëshkelësja nga videoja është Gene Coledangelo, e cili filloi të punonte si këshilltar e ministrit në muajin mars të vitit të kaluar, raporton thesun.

Hancock në viedo shihet së pari duke u sigurua që korridori të ishte i pastër përpara se të mbyllte derën e zyrës, duke u mbështetur në të që të mos hapej aksidentalisht dhe në këtë mënyrë të ishte i qetë gjatë përqafimit të këshilltares së tij.

Padyshim që Matt bën një jetë shumë të lirë, megjithëse ka jetë të “lumtur” bashkëshortore që 15 vjet me Martan, me të cilën ka tre fëmijë.

Theksojmë se 42 -vjeçari për herë të parë u takua me 43-vjeçaren në Universitetin e Oksfordit në fillim të viteve 2000. Ajo u bashkua me ekipin e tij vitin e kaluar.

Gjithashtu është interesant fakti se gruaja dhe e dashura e ministrit janë mikesha të mira dhe ndajnë imazhe të përbashkëta në rrjete sociale.

Ndryshe, Coledangelo është e martuar me urri i së cilës themeloi firmën e modës, Oliver Bonas, Oliver Tress dhe së bashku kanë tre fëmijë. /Telegrafi/