Telegrafi

Publikohet video tekstuale e “Call Out My Name” nga The Weeknd

The Weeknd është rikthyer me album të ri, dhe çfarë rikthimi ky!

Më shumë një kthim në origjinë të ditëve të para të tij në muzikë se sa një rikthim, The Weeknd shfaqet tipik në këngët e reja nga albumi i ri “My Dear Melancholy”.

Në pothuajse të gjitha projektet e reja të publikuara dhe që i kanë dëgjuar e pëlqyer adhuruesit e një prej këngëtarëve më të suksesshëm të kohës.

Një prej këngëve më të pëlqyera në ditët e para të publikimit ishte “Call Out My Name” që The Weeknd e solli me një videoklip tekstual.

Me tekst rrëmbyes dhe performancë ku ai tregon kualitetet e tij vokale, The Weeknd sigurohet që ta bëj publikun për vete.

Këngë tjera të pëlqyera nga koleksioni i projekteve të reja janë dhe “Try Me”, “I Was Never There”, “Wasted Times” dhe “Hurt You”.

The Weeknd aktualisht besohet se është single pas ndarjes nga Selena Gomez. /Telegrafi/