Reperi i njohur Fero është rrahur mbrëmë nga katër persona gjatë daljes nga një qendër tregtare.
Burimet e Telegrafit konfirmojnë se një veturë ishte ndalur para Feros dhe një personi që po e shoqëronte duke e tallur dhe ofenduar.
Më pas gjithçka ka vazhduar në konfrontim fizik, ku katër persona kanë grushtuar reperin.
Videoja e publikuar së fundmi nga Insajderi në kanalin GjirafaVideo, shfaq momentin kur personat kanë sulmuar Feron.
I njëjti më pas ka publikuar një video në Instagram, ku e ka konfirmuar lajmin e rrahjes, teksa ka thënë se nuk ka pësuar lëndime të mëdha. /Telegrafi/