Site icon Telegrafi

Publikohet video në TikTok ku një adoleshent nga Maqedonia tallet me ndihmën e shpejtë

Është publikuar videoja ku një adoleshent nga Maqedonia thërret në telefon punonjësit e ndihmës së shpejtë, duke u tallur për ta publikuar më pas në rrjetin social ‘TikTok’.

Ai paraqitet në numrin 194 dhe tall punonjësit e ndihmës së shpejtë në mënyrë që të merr vëmendja në ‘TikTok’.

Videoja kishte kritika të mëdha në rrjetet sociale ndërsa qytetarët komentojnë se përderisa adoleshenti po tallet, ato sekonda mund të përdoren për t’u shpëtuar ndonjë jetë.

Më herët, në të njëjtin rrjet social, një person publikoi pamje duke djegur malin, kurse policia e gjetu dhe tani ai duhet të dënohet.

Videon mund ta shihni KËTU./Telegrafi/

Exit mobile version